Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Jorge Martin triumfon në Çmimin e Madh të Francës në MotoGP dhe e bën historinë me Aprilia

Jorge Martin shënoi një fitore të madhe në MotoGP në Francë, duke udhëhequr një podium historik për Aprilia në pistën e Circuit Bugatti.

Spanjolli triumfoi për herë të parë që nga sezoni i tij kampion në vitin 2024, duke lënë pas shokun e skuadrës Marco Bezzecchi dhe pilotin e Trackhouse, Ai Ogura.

Ky ishte gjithashtu podiumi i parë “1-2-3” në historinë e Aprilias në MotoGP.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Martin dha një sinjal të fortë në garën për titull, pasi arriti të parakalojë Bezzecchin, rival që deri tani nuk e kishte mposhtur në asnjë garë të dielën gjatë këtij sezoni.

Me këtë fitore, diferenca në renditjen e kampionatit u ngushtua në vetëm një pikë.

Moti në Le Mans krijoi shumë dilema para nisjes së garës edhe pse pritej shi, pista mbeti e thatë dhe skuadrat u përballën me zgjedhje të vështira për gomat.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Shumica e pilotëve përdorën gomën e fortë përpara, ndërsa emra si Alex Marquez dhe Fabio Quartararo zgjodhën variantin e butë.

Në start, pole position-i Francesco Bagnaia pati një nisje jo ideale, çka i lejoi Bezzecchit të merrte kryesimin, përpara Pedro Acosta dhe Quartararos.

Pas 16 xhirosh erdhi momenti vendimtar i garës, Bagnaia rrëshqiti dhe u rrëzua në “Dunlop Chicane”, duke humbur çdo shans për fitore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ky incident hapi rrugën për Martinin dhe Ogurën, të cilët kishin menaxhuar më mirë gomat.

Martin parakaloi Acostën në xhiron e 18-të dhe nisi ndjekjen ndaj Bezzecchit.

Me katër xhiro nga fundi, spanjolli realizoi parakalimin vendimtar dhe më pas administroi epërsinë deri në flamurin me kuadrate.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nga ana tjetër, Ogura zhvilloi një fund gare shumë të forte, japonezi arriti të kalojë Fabio Di Giannantonio dhe më pas edhe Acostën, duke siguruar vendin e tretë dhe podiumin historik për Aprilian.

Fabio Di Giannantonio – VR46 Ducati

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement