Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar ftesa zyrtare për takime tre liderëve të partive të ish-opozitës, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ardian Gjini.
Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Hamza konfirmon se do të përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për formimin e Qeverisë.
Abdixhiku gjithashtu i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit, ndërsa Gjini refuzon takimin duke iu përgjigjur nëpërmjet një letre publike në Facebook.
Aleanca prezanton gjashtë kërkesa për themelimin e institucioneve të reja të Kosovës.




















