Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listen me emrat e kandidatëve për deputët në zgjedhjet e 7 qershorit.
Bartëse e listës është ish-Presidentja Vjosa Osmani, teksa numrin 2 e mban kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku.
”110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me njerëz në qendër të saj. Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e re. Integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës. Me njerëz që vijnë nga çdo anë e Kosovës, nga diaspora, nga jeta akademike, profesionale e qytetare; me gra e burra që besojnë se ky vend meriton më shumë qetësi, më shumë siguri dhe më shumë shpresë. Ky është ekipi ynë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?





















You must be logged in to post a comment Login