Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar ndaj kritikave të shumta që ka nxitur një kontratë e re për shitjen e thëngjillit në Maqedoninë e Veriut.
KEK-u ka cilësuar deklaratat kundër kësaj kontrate si të pabazuara.
Ata theksojnë se kontrata është për shitjen e qymyrit dhe nuk përfshin koncesion mbi asetet e KEK-ut.
KEK-u gjithashtu ka bërë publike faktet kryesore të kontratës.
Ata nuk marrin përsipër eskavimin, transportin apo operacionet logjistike për tërheqjen e qymyrit.
Reagimi gjithashtu thekson se kontrata nuk cenon operimet minerare të KEK-ut.
Nevojat e termocentraleve mbeten prioritet.
Koncesioni i thëngjillit është e pabazuar sipas KEK-ut.





















You must be logged in to post a comment Login