Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është shumë pranë një transferimi të madh, pasi raportohet se është në prag të kalimit te gjiganti ukrainas Dinamo Kiev.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari ukrainas Alex Ivanchenko dhe më pas është shpërndarë edhe nga disa mediume bullgare.
Sipas raportimeve, 27-vjeçari është në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit që njihet si më i trofeshmi në futbollin ukrainas.
Dellova është pjesë e CSKA Sofjes që nga korriku i vitit 2024.
Me klubin bullgar ai ka zhvilluar 65 ndeshje, duke realizuar katër gola dhe dy asistime, statistika të mira për një futbollist defensiv.













You must be logged in to post a comment Login