Mohamed Salah flet për largimin nga Liverpooli: ‘Koha për një kapitull të ri’


- Advertisement -

Mohamed Salah ka folur hapur për vendimin e tij për t’i dhënë fund aventurës te Liverpooli, pavarësisht se vetëm 12 muaj më parë kishte nënshkruar kontratë të re dyvjeçare.


- Advertisement -

Në një deklaratë për Sky Sports, sulmuesi egjiptian tregoi se sezonin e kaluar nuk e kishte ndier si momentin e duhur për t’u larguar nga “Anfield”. ‘Unë personalisht – nuk po hyj në detaje, nuk po përpiqem të luaj me situatën – por sezonin e kaluar nuk isha gati të largohesha, sepse ti thyen rekordet, fiton Ligën Premier, nuk është e drejtë’, u shpreh Salah.

Megjithatë, 32-vjeçari pranoi se tani gjërat kanë ndryshuar dhe se e ndien veten gati për një kapitull të ri. ‘Por tani me gjithçka që po ndodh gjatë sezonit – nuk do të hyj në detaje – është sikur, ‘E di çka, është koha.

Dua të largohem’.

Dhe sigurisht, ka shumë gjëra prapa skenave që njerëzit nuk i dinë, por po, mendoj se tani është koha.

Jam i qetë me këtë vendim’.

Salah nuk pranoi të komentojë detajet e prapaskenave, ndërsa në mediat angleze vazhdojnë spekulimet se raporti i tij me trajnerin Arne Slot mund të ketë qenë një nga arsyet kryesore të ndarjes.

Leave a Reply