Moise Kean është shumë afër largimit nga Fiorentina dhe transferimit te Como.
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport dhe Fabrizio Romanos, klubi i drejtuar nga Cesc Fàbregas ka arritur një marrëveshje verbale me sulmuesin italian.
Tani Como duhet të bindë edhe Fiorentinën për transferimin e 26-vjeçarit.
Klubi nga Lombardia kishte bërë më herët një ofertë prej 30 milionë eurosh, por ajo ishte refuzuar nga Fiorentina.
Megjithatë, negociatat kanë avancuar dhe sipas Gazzetta dello Sport, palët janë pranë një marrëveshjeje për një transferim të përhershëm prej 40 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse, që do ta çonte vlerën totale të operacionit në 45 milionë euro.
Kean është një prej objektivave kryesorë të Comos për repartin ofensiv, ndërsa marrëveshja personale me sulmuesin tashmë është arritur.
Nëse transferimi finalizohet, Kean do të largohej nga Fiorentina pas një periudhe të rëndësishme në klub.





















You must be logged in to post a comment Login