Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon se sot, nga ora 11:00 deri në ora 17:30, ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.
Kufizimi është për shkak të temperaturave të larta që arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.
Automjetet e organeve të rendit, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore përjashtohen nga kjo masë.
Operatorët ekonomikë janë thirrur të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin zyrtar.





















You must be logged in to post a comment Login