Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të jetë i mbyllur edhe sot, për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”.
Kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi më 18 dhe 19 korrik, nga ora 10:30 deri në 18:00.
Stërvitjet zyrtare u zhvilluan më 18 korrik, ndërsa gara zyrtare po mbahet sot, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.





















You must be logged in to post a comment Login