Policia e Shtetit në Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.
Për pasojë, një 66-vjeçar është vënë në pranga, pasi te i njëjti u gjetën 1000 fara kanabisi, gjatë kontrollit në automjetin e tij.
Operacioni policor kishte për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit. “Gjatë këtij operacioni, te Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L.
K, në automjetin e të cilit gjetën një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa”. “Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi L.
K., 66 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara cannabis sativa”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.