Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi 2 deri në 8 metra në sekondë.
Gjatë zhvillimit të vranësirave mund të ketë përforcime të përkohshme të erës, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Paraditja do të karakterizohet nga mot me diell, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave, me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa pjesë të vendit.





















You must be logged in to post a comment Login