Një individ me emrin I.M. është arrestuar në Zveçan të dielën, nën dyshimet për përfshirje në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.
Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, si dhe rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.
Arrestimi është rezultat i veprimeve hetimore lidhur me sulmet në maj të vitit 2023 në veri të Kosovës ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Autoritetet kanë deklaruar se do të vazhdojnë me procedurat ligjore dhe standarde ndërkombëtare.





















You must be logged in to post a comment Login