Kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një konferencë për media, ka theksuar se Bashkimi Evropian ka qenë burimi kryesor i ndihmës financiare për Kosovën.
Ai raporton se deri më tani janë investuar 3.7 miliardë euro në sektorë të ndryshëm dhe shprehet se janë të gatshëm për të dhënë edhe më shumë. ‘Ne kemi investuar në arsim, infrastrukturë, energji, mjedis, biznese, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Jemi të përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim, pasi besojmë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian,’ tha ai.




















