Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar takon drejtues të institucioneve olimpike për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka pritur në një takim të rëndësishëm pune drejtues të lartë të institucioneve olimpike ndërkombëtare dhe rajonale, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Në takim morën pjesë Presidenti i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe njëherësh Presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zëvendëspresidenti Milaim Kelmendi, si dhe këshilltari i Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi.

Takimi u zhvillua në kuadër të inspektimeve dhe koordinimit për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, event që konsiderohet historik për sportin në Kosovë dhe rajon.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në këtë organizim, Durrësi do të ketë një rol të rëndësishëm si qytet mbështetës për zhvillimin e të gjitha sporteve ujore.

Gjatë takimit, Presidenti Fidel Ylli prezantoi zhvillimet dhe arritjet e sportit shqiptar në vitet e fundit, duke u ndalur te transformimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe investimet në infrastrukturë sportive, organizim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar nga mikpritja dhe progresi i sportit shqiptar, duke vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik për suksesin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, vlerësoi kontributin e Fidel Yllit në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve olimpike dhe në zhvillimin e sportit në rajon.

Edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, çmoi mbështetjen e vazhdueshme të Fidel Yllit ndaj Kosovës, duke theksuar se vizioni, energjia dhe përkushtimi i tij mbeten frymëzim për komunitetin sportiv shqiptar.

Takimi konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, me synimin që ky event të shndërrohet në një prej organizimeve më të rëndësishme sportive në rajon dhe në Mesdhe.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement