Sot, nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, u zbulua një pllakë përkujtimore në qytetin e Sllavonski Brod për dhjetë viktimat e aksidentit rrugor të 25 korrikut 2021.
Ceremonia solli emocione, me familjarët që nderuan kujtimin e të dashurve të tyre.
Fotografitë tregojnë një atmosferë me lot dhe dhimbje pranë pllakës përkujtimore.
Në mesin e viktimave ishin edhe nëna dhe motra e ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Elijona.
Në rrjetet sociale qarkullon një foto prekëse ku Elijona dhe vëllai përqafohen pranë pllakës përkujtimore, duke kujtuar me mall familjarët e humbur.
Pllaka do të jetë simbol i respektit dhe kujtesës për jetët e shuara, ndërsa ceremonia riktheu emocionet e tragjedisë që preku shumë familje kosovare.





















You must be logged in to post a comment Login