Në një intervistë për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, një grup shokësh bën të ditur se protesta e tyre është në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit politike.
Qytetari Sabit Kadriu tha se sot kanë marrë vendim për të protestuar për të shprehur indinjatën për moszgjidhjen e presidentit të vendit. “Deputetët, kur dalin dhe i kërkojnë votat, i kërkojnë që të jenë të pranishëm në Kuvend.
Kjo po na indinjon”, tha ai.
I njëjti tha se qytetarët kërkojnë që sot të zgjidhet kryetari i vendit.




















