Real Madridi mund të detyrohet të paguajë deri në 15 milionë euro për të emëruar trajnerin portugez Jose Mourinho, pasi klauzola e lirimit në kontratën e tij me Benfican ka skaduar në fund të muajit maj.
Mourinho është pranë rikthimit në Santiago Bernabeu për një aventurë të dytë në stolin e klubit madrilen, duke arritur marrëveshje për një kontratë trevjeçare.
Klauzola fillestare ishte rreth 6 milionë euro, por nuk u aktivizua brenda afatit për shkak të paqartësive zgjedhore në Real Madrid.
Mundësia për një marrëveshje të veçantë ende ekziston, megjithëse Benfica nuk ka ndërmend të ulë kërkesat financiare.





















You must be logged in to post a comment Login