Administrata e presidentit Donald Trump po përpiqet të deportojë një person që e përshkruan veten si spiun të CIA-s, i cili pretendon se është infiltruar në Al Kaeda pas sulmeve të 11 shtatorit dhe se e fitoi të drejtën për të jetuar në ShBA duke ndihmuar në dënimin e terroristëve.
Agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të ShBA-së (ICE) arrestuan Blerim Skoron, baba i tre fëmijëve, i lindur në Kosovë, jashtë një zyre të imigracionit në Nju Xhersi, ku ai po rinovonte dokumentacionin e tij në fillim të këtij muaji.
Avokatët e tij kanë paraqitur kërkesë në një gjykatë federale për të ndaluar deportimin, duke thënë se Skoros, 55 vjeç, i ishte premtuar qëndrim i përhershëm pas viteve të punës së rëndësishme si “agjent i CIA-s”…





















You must be logged in to post a comment Login