Gjykata e Qarkut në Rjekë të Kroacisë ka caktuar masën e paraburgimit për një shtetas 25-vjeçar të Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale të dëmtimit të pronës së tjetrit dhe nxitjes publike të dhunës dhe urrejtjes.
Paraburgimi ndaj tij u caktua në mungesë pasi i dyshuari është i paarritshëm për organet e drejtësisë kroate.
Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht 2022 në Opati.
Sipas vendimit të gjykatës, i dyshuari ka vizatuar një kryq dhe shkrimin ‘Kosovo je Srbija’ në makinën e pronarit, duke shkaktuar një dëm material prej 398 eurosh.




















