Ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje (RC-E) në Kosovë, nën udhëheqjen e NATO-s, KFOR-it, kanë organizuar një stërvitje për reagim ndaj një skenari të simuluar të rrëzimit të avionit pranë Kampit Bondsteel.
Stërvitja synonte forcimin e bashkëpunimit shumëkombësh në fushën mjekësore dhe rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë në të gjithë zonën e operimit.
Ekuipazhe ajrore, personel mjekësor i fluturimeve dhe pjesëmarrës me role të ndryshme morën pjesë në stërvitje për të testuar procedurat për triazhim, trajtimin dhe evakuimin e të lënduarve në rast të emergjencës.
KFOR-i vlerësoi se stërvitja kontribuon në përmirësimin e koordinimit midis njësive të misionit dhe ndihmon në ruajtjen e gatishmërisë së personelit për të reaguar në situata emergjente me efikasitet.
Këto ushtrime janë një pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it për të siguruar një nivel të lartë të përgatitjes operative dhe bashkëpunimit në Kosovë.





















You must be logged in to post a comment Login