Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Prishtinë.
Gjini ka theksuar se për Kosovën, Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten orientimi i vetëm strategjik dhe pa alternativë.
Ai vlerëson nevojën për institucione të forta dhe stabile në rrugën drejt integrimit.
Pas zgjedhjeve pritet të qartësohet plani i punës për të ardhmen e vendit.




















