Shkëndija ka bërë të ditur se kontrata e trajnerit Jeton Beqiri do të përfundojë me mbylljen e sezonit garues 2025/2026.
Pas një vlerësimi të përbashkët, klubi dhe trajneri kanë vendosur të ndahen, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e fundit të Shkëndijës.
Beqiri e udhëhoqi Shkëndijën drejt titullit kampion në sezonin 2024/2025 dhe arriti sukses në arenën evropiane.
Klubi e falënderoi Beqirin për kontributin dhe i uroi shëndet e suksese në karrierën e tij.





















You must be logged in to post a comment Login