Shqiptarët dhe bizneset po udhëtojnë dhe tregtojnë gjithnjë e më shumë përmes ajrit, detit dhe rrugëve tokësore, ndërsa transporti hekurudhor vijon të humbasë terren.
Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për Tremujorin e Parë të vitit 2026 pasqyrojnë një pabarazi të thellë zhvillimi mes sektorëve të ndryshëm të transportit në vend.
Raporti dëshmon për një ekonomi që po rrit varësinë nga portet dhe aeroportet, paralelisht me një shtim të ndjeshëm të flotës së automjeteve personale dhe tregtare.
Porti i Durrësit dominon tregtinë detare.
Hapësira ajrore shqiptare ka vijuar të jetë e ngarkuar, e dominuar nga fluturimet e 21 shoqërive ajrore të huaja.
Flota e mjeteve rrugore në Shqipëri ka shënuar një tjetër rekord, gjë që ka rënduar trafikun veçanërisht në zonat urbane.
Transporti hekurudhor ka raportuar një bilanc thellësisht negativ.
Me një rrjet në shfrytëzim prej vetëm 253 kilometrash, hekurudha shqiptare përdoret pothuajse ekskluzivisht për transport lëndësh djegëse.