Fenerbahce po luaj aktualisht ndaj Konyasporit në shtëpi në kuadër të javës së dytë të Superligës së Turqisë, ku rezultati për momentin është baras 1-1.
Autor i golit që i dha avantazhin gjigantit turk ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.
Muriqi u gjend mjaft mirë në zonë në minutën e shtatë, kur pas një harkimi të rrezikshëm brenda zonës ai u gjend në vendin e duhur për ta çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.
Ky ishte njëherësh edhe goli i parë në këtë edicion të ri për Vedatin.
Megjithatë, gëzimi i tifozëve të Fenerbahces nuk zgjati edhe aq shumë, pasi në minutën e dhjetë mysafirët ia dolën të barazojnë shifrat pas golit të Ebrima Colley që realizoi për 1-1.





















You must be logged in to post a comment Login