Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me Shefin e Kabinetit të kryetarit të partisë, Ardian Arifaj, kanë zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Diskutimi u fokusua në sfidat dhe potencialin evropian të Kosovës. Çitaku ka përcollur bindjen se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin me besim, stabilitet dhe bashkëpunim me partnerët evropianë.




















