Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zgjerimi i Bashkimit Evropian: Investim për Prosperitet dhe Siguri në Evropë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, tha se institucioni që ai përfaqëson e mirëpret faktin që ky diskutim po zhvillohet mes vendeve anëtare dhe inkurajon vazhdimin e debatit në nivel të udhëheqësve të BE-së. ‘Kjo tregon se ekziston një përkushtim i fuqishëm i vendeve anëtare që zgjerimi të bëhet realitet sa më shpejt. Është gjithnjë e më e qartë se zgjerimi është investim gjeostrategjik në prosperitetin, paqen dhe sigurinë tonë.

Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian është po ashtu i lidhur në mënyrë thelbësore me sigurinë e bllokut tonë,’ tha Mercier në një konferencë për media.

Ai shtoi se është po aq e rëndësishme arritja e synimit për ta kompletuar BE-në me të gjitha vendet kandidate, të cilat prej shumë vjetësh po punojnë drejt anëtarësimit. ‘Të gjitha zgjidhjet inovative duhet të udhëhiqen nga një proces i bazuar në merita.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Duke parë përpara, duhet të sigurohemi që qasja jonë ndaj zgjerimit të jetë e përshtatshme për qëllimin që synon,’ tha zëdhënësi Mercier.

Prandaj, sipas tij, Komisioni Evropian do të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë aktive me vendet anëtare dhe me vendet kandidate, për të gjetur zgjidhjet më të mira që do ta bënin Bashkimin Evropian më të fortë dhe më të sigurt.

Në letrën e bërë publike më 21 maj, kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozon për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë qasje të privilegjuar në tregun e përbashkët evropian dhe lidhje më të afërta me institucionet evropiane në procesin e përditshëm të vendimmarrjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku i riu Rexhë Brahimaj vdiq pas plagëve të marra nga thika. I ndjeri, bëhet...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement