Subjekti që kërkonte para para garës elektorale për partinë, tash si pushtetarë ndajnë mjete financiare sa herë që zgjedhjet afrohen – për disa grupe qytetarësh.
Ani se kritikat për veprime të ngjashme nga paraardhësit s’i kishin ndalë as kur hipën vetë në karrige të ekzekutivit.
Pagat nuk u rritën, por më tepër para në xhirollogari do të dalin me vendimin qeveritar për ndarjen e 100 eurove, rreth 2 javë para zgjedhjeve të qershorit.
Duarthatë nuk patën mbetur disa kategori edhe në fundvit, ku si dhuratë po nga 100 euro iu shkuan fëmijëve e pensionistëve, në prag të 28 dhjetorit.
Para u ndanë edhe kur po afrohej data për t’u përzgjedhur kryetarët e komunave, në tetor të vitit të kaluar, atëherë për studentë.
Për trashjen e kuletës ata u njoftuan edhe me mesazh, e disa u ekzekutuan tek para balotazhit.
Edhe fundi i mandatit katërvjeçar ishte me vendim për shtesa, e që vinte pak para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Për shkak të krizave, pako emergjente gjatë ekzekutivit të Kurtit pati edhe në vitet e para të qeverisjes, siç ishte ajo e ringjalljes ekonomike në 2021-tën.





















You must be logged in to post a comment Login