Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku në kuadër të platformës ‘Hajde folim’ është pyetur rreth zhvillimeve të fundit në komunën e Skenderajt.
Ai tha se këto zhvillime ‘të dhunshme’ nuk i komenton fare.
Në një deklaratë për Klankosova.tv, Abdixhiku shtoi se LDK nuk mbështet dhe nuk ofron dhunë, por është e interesuar të flasë me qytetarët, të ndajë vizion me ta dhe të ofrojë rrugëtim të ardhmen.
Ai gjithashtu theksoi se populli i Kosovës nuk është popull i dhunës dhe se LDK-ja ka punë të rëndësishme që të bëjë, përveç se të ‘rrahet’ me të tjerët.





















You must be logged in to post a comment Login