Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar me sukses sesionin e parë të Klubit të Liderëve të Ardhshëm.
Kjo është një iniciativë e re që synon të fuqizojë profesionistët e rinj nga kompanitë anëtare dhe t’i përgatisë ata për role më të avancuara menaxheriale dhe drejtuese.
Aktiviteti u hap me një diskutim mbi lidershipin, ku i ftuar ishte gazetari dhe moderatori i njohur televiziv, Adriatik Kelmendi.
Gjatë ligjëratës, Kelmendi ndau përvoja nga karriera e tij shumëvjeçare në gazetari, duke reflektuar mbi transformimin e mediave që nga vitet ’90 dhe sfidën gjithnjë e më të madhe të dezinformimit në epokën digjitale.
Ai theksoi rëndësinë e edukimit medial dhe rolin e arsimit të hershëm në aftësimin për të vlerësuar informacionin në mënyrë të përgjegjshme.
Diskutimi u fokusua gjithashtu në besimin, kredibilitetin dhe marrëdhëniet me publikun në biznes, duke nënvizuar se reputacioni ndërtohet me kohë dhe mbetet një nga asetet më të vlefshme në lidership dhe komunikim.
Kelmendi theksoi se marrëdhëniet me publikun shpesh kanë ndikim më të madh afatgjatë sesa reklama, pasi bazohen në konsistencë, perceptim dhe besim.





















You must be logged in to post a comment Login