Ferran Torres ka reaguar pas debutimit të tij special me Paris Saint-Germain, ku sulmuesi spanjoll shënoi dy gola në paraqitjen e parë me klubin francez.
Torres, i cili iu bashkua PSG-së nga Barcelona, e nisi ndeshjen nga banka rezervë, por sapo u aktivizua la gjurmë të menjëhershme.
Të dy golat e tij u asistuan nga bashkëlojtari i ri, Fabian Ruiz.
Për paraqitjen e tij, Torres u shpall edhe lojtari i ndeshjes. “Fusha ishte e vështirë.
Ishte një ndeshje e komplikuar dhe nuk jemi të kënaqur, sepse donim të fitonim, por është e rëndësishme të largoheshim me një pikë”, deklaroi Torres për “Ligue 1+”. “Ishte diçka e veçantë të luaja ndeshjen time të parë përpara tifozëve parisienë dhe do të jetë edhe më speciale kur të luajmë në ‘Parc des Princes’”.
I pyetur për bashkëpunimin me Fabian Ruiz, Torres kishte një përgjigje të thjeshtë. “Me cilësinë që ka Fabian, ne thjesht duhet të vrapojmë dhe ta dërgojmë topin në rrjetë”, u shpreh ai.
Torres gjithashtu vlerësoi atmosferën brenda skuadrës së re, duke theksuar se është ndier menjëherë i mirëpritur.





















You must be logged in to post a comment Login