Një postim i fundit i Bes Kallakut ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka rikthyer menjëherë aludimet për jetën e tij sentimentale.
Në foton e publikuar, aktori shfaqet me një unazë në gisht, ndërsa krahas imazhit ka shkruar: “Faleminderit Zot”.
Detaji i unazës nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka bërë që ndjekësit të pyesin nëse Besi ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm në jetën private.
Kallaku ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për jetën e tij personale.
Pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, ai ka lënë të kuptohet se ka nisur një kapitull të ri sentimental.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një konfirmim publik se unaza është simbol fejese.
Për këtë arsye, mbetet ende një aludim, por postimi i tij ka mjaftuar për të ndezur kuriozitetin: mos vallë Bes Kallaku po përgatitet të shkojë drejt altarit?
Fansat tashmë presin një reagim nga vetë aktori për të zbuluar nëse pas fjalëve “Faleminderit Zot” fshihet vërtet një lajm i madh.





















You must be logged in to post a comment Login