Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ka thënë se është i gatshëm të zhvillojë takime edhe me PDK-në dhe Aleancën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje.
Ai tha se do të ishte shumë mirë që liderët e këtyre dy partive politike të takohen me të, për të gjetur një zgjidhje. ‘Nuk mund të sillemi thuajse unë nuk kam provuar të takohem me subjektet e tjera.
Unë kam hasur në refuzime nga subjektet, ju e dini që kryetari i Aleancës refuzon takim me mua, ndërsa kryetari i PDK është takuar një herë.
Unë e falënderoj për komunikimin që kemi zhvilluar sepse me duhet ta pranoj që edhe kur nuk kemi takime ne kemi komunikim, shumë mirë do të ishte të kishim takime, sepse kur kemi takime ka diskutime që na çojnë në marrëveshje.
Kjo tashmë nuk varet prej meje, por nëse ka sadopak vullnet nga ana e PDK-së ose Aleancës, ose të dyja, për takime për një marrëveshje unë jam më shumë sesa i gatshëm dhe i interesuar, por rrethanat që ndodhemi është rrethanë e imponuar dhe kur intensivisht kemi nisur bisedime shumë serioze me LDK’, tha ai.





















You must be logged in to post a comment Login