Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M.
G., 36 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Sipas hetimeve, 36-vjeçari dyshohet se ka kryer dy vjedhje më datat 16 dhe 17 korrik 2026 në fshatin Plug.
Më 16 korrik, ai dyshohet se ka vjedhur dy bateri automjetesh.
Ndërsa një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit, ka hyrë në një lokal ku ka marrë një shumë parash dhe një laptop, më pas dyshohet se i ka vënë zjarrin objektit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.





















You must be logged in to post a comment Login