Një shtetas i Kosovës është ndaluar për kontroll në pikën kufitare të Kullës, pasi zyrtarët doganorë kanë gjetur në automjetin e tij një dylbi të destinuar për përdorim me pushkë snajper.
Sipas Doganës së Kosovës, automjeti kishte targa të huaja dhe ishte duke hyrë në territorin e Kosovës.
Gjatë intervistimit, drejtuesi nuk kishte deklaruar se posedonte mallra apo mjete që kërkonin deklarim.
Kontrolli i detajuar i automjetit ka rezultuar në gjetjen e pajisjes optike pa dokumentacion të nevojshëm.
Malli është ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj personit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse dhe procedura të tjera administrative, në pajtim me legjislacionin në fuqi.





















You must be logged in to post a comment Login