Crvena Zvezda ndëshkohet nga UEFA për shkelje të ndryshme në ndeshjen kundër Hapoel Be’er Shevas.
Klubi serb është gjobitur me një total prej 135,500 eurosh për shkelje të ndryshme, duke përfshirë shfaqjen e një mesazhi në lidhje me Kosovën.
Mjete piroteknike, hedhja e objekteve në fushë dhe probleme organizative janë disa nga arsyet e gjobës.
Hapoel Be’er Sheva gjithashtu është ndëshkuar me 16,250 euro.
Mesfushori Mohamed Abu Fani është suspenduar për tre ndeshje për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen me Hapoel Be’er Shevas.





















You must be logged in to post a comment Login