Kimi Antonelli me Mercedes ka triumfuar në Çmimin e Madh të Miamit, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke rritur epërsinë në renditjen e përgjithshme.
Gara u karakterizua nga kaos që në start, periudhë me makinë sigurie dhe reshje shiu, ndërsa pas Antonellit në podium u ngjitën Lando Norris (McLaren) në vendin e dytë dhe Oscar Piastri (McLaren) i treti.
Ndonëse nisi nga pole position, Antonelli pati një nisje të dobët dhe humbi kryesimin.
Charles Leclerc e shfrytëzoi situatën dhe doli në vendin e parë pas një dueli me Lando Norrisin.
Pas rifillimit, Norris e parakaloi Leclercun në xhiron e 14-të, ndërsa pak më pas edhe Antonelli e kaloi ferraristin, duke e zbritur atë në vendin e tretë.
Antonelli e rimori kryesimin në xhiron e 29-të, por më pas raportoi probleme me kutinë e shpejtësisë.
Pavarësisht kësaj, ai arriti të menaxhojë ritmin dhe ta mbajë vendin e parë deri në fund, para Norris.
Drama më e madhe u zhvillua në betejën për podium, ku Oscar Piastri rrëmbeu vendin e tretë në xhiron e fundit.
Leclerc më pas u rrotullua dhe humbi pozicione edhe ndaj Verstappen dhe George Russell.