Mbrojtja e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, kanë njoftuar se nuk kanë prova dhe as dëshmitarë të tjerë për të paraqitur dhe me këtë kanë mbyllur çështjet e tyre në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Thaçi, Smakaj, Fazliu, Kilaj dhe Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.
Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.




















