Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa sipas raportimeve, arma është përdorur pas një përleshjeje mes dy personave të dyshuar.
Korrespondenti i Klan Kosovës, Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë” ka bërë të ditur se kalimtari i rastit ka pësuar vetëm gërvishtje, ndërsa policia ende nuk ka sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te lëndimi i tij. “Në Pejë ka kërsit arma, por paraprakisht ka pasur një konflikt mes dy personave dhe aty është shkrepur arma, por ka pësu lëndime një kalimtar rasit, por policia ka thënë se është gërvisht, edhe pse mediat kanë raportuar se është plagosur.
Policia ka bërë të ditur se ende nuk dihet se si ka ardhur deri te gërvishtja e kalimtarit të rastit.
Janë dy të arrestuar dhe një të lënduar, të dyshuarit që kishin konflikt mes veti janë të ngarkuar me pesë vepra penale, duke filluar nga keqpërdorimi i armës deri te lëndimi trupor”.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.





















You must be logged in to post a comment Login